HomeNë fokus

Bujanoci bëhet me një përfaqësues diplomatik në Zvicër

Komuna e Bujanocit nga dita e djeshme është pasuruar edhe me një personalitet i cili ka pranuar një pozicion shumë të rëndësishëm në sferën e diplom

Edhe një rast me Corona në Bujanoc
Taipi njëri ndër futbollistët më të paguar në Kategorinë Superiore
Pajaziti takon përfaqësuessit e KBI-së: Të mos keqpërdoren thirrjet për unitet në varësi të levërdive partiake


Komuna e Bujanocit nga dita e djeshme është pasuruar edhe me një personalitet i cili ka pranuar një pozicion shumë të rëndësishëm në sferën e diplomacisë.
Fjala është për Valon Gashin nga fshati Turi i kësaj komune i cili është emëruar këshilltar i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bern të Zvicrës.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Gashi përmes një statusi në profilin e tij në Facebook.
„ Berna është qyteti ku tashmë i shërbej vendit tim. Një stacion i ri shërbimi për Atdheun tim.
Ditë të reja, sfida të reja. I vetmi mbetet preokupimi për shtetin dhe njerëzit e kombit tim „ ka shkruar Gashi duke i’a bashkangjitur tekstit një foto me Ambasadorin shqiptar në Zvicër, z. Ilir Gjoni.
Para nisjes së kësaj sfide në misionin diplomatik në shtetit helvetik, Gashi për vite të tëra ka punuar në televizionin kombëtar me renome, Top-Channel në Tiranë.
Valoni me profesion është master i diplomuar në gazetari, ndërsa fillet e profesionit i ka nisur në Bujanoc.
Ai rrjedh nga një familje intelektuale dhe patriotike.
I ati i tij tashmë i ndjerë, Habibi, ka qenë mësimëdhënës dhe shquhet për edukimin e brezave të tërë në komunë të Bujanocit.

COMMENTS