HomeNë fokus

Zemaj- Mustafa: Të ofrohen shërbime cilësore shëndetësore për shqiptarët

Minsitri kosovar i shëndetësisë, Armend Zemaj, ka nisur vizitën njëditëshe në Luginë, raporton FOLonline. Fillimisht, Zemaj është pritur nga kryeta

Sesione informuese mbi mbajtjen e zgjedhjeve për KKSH me Kuvend të elektorëve
Shujtat e nxënësve paguhen nga komuna
Mustafa: DASH përmend edhe diskriminimin e shqiptarëve në Luginë


Minsitri kosovar i shëndetësisë, Armend Zemaj, ka nisur vizitën njëditëshe në Luginë, raporton FOLonline.
Fillimisht, Zemaj është pritur nga kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, me të cilin edhe u paraqitën në një konferencë të përbashkët shtypi.
Ministri Zemaj tha se ministria të cilën ai e drejton do të përkujdeset edhe për shqiptarët e Luginës por edhe shqiptarët tjerë nga rajoni, shkruan FOLonline.
Nga ana tjetër, kryetari Mustafa tha se pret ndiihma konkrete nga ana e qeverisë së Republikës së Kosovës.
Pas vizitës në KKSH, ministri Zemaj i shoqëruar nga stafi i tij dhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, do të takohen edhe me drejtuesit e komunës së Bujanocit.

COMMENTS