HomeAktuale

A po kërcënon Arsiq ? Nëse shteti nuk reagon, qytetarët që nuk mendojnë ndryshe duhet ta marrin situatën në duartë e veta

Foto: Bujanovaçke Kordinatori i Partisë Popullore Serbe për Rrethin e Pçinjës dhe Kosovë, Sasha Arsiq, është deklaruar kundër vizitës së minist

Rekord në futbollin e Serbisë: Nga Surdulica në Crvena Zvezda për 2,5 milion euro
Këshilli Komunal aprovon buxhetin për vitin 2025, vlera pak më shumë se 1.4 miliardë dinarë
Qeveria e Serbisë zvoglon buxhetin për Luginë, Kamberi hedh dyshime se kjo ta bëjë me donacionin e Kosovës

Foto: Bujanovaçke

Kordinatori i Partisë Popullore Serbe për Rrethin e Pçinjës dhe Kosovë, Sasha Arsiq, është deklaruar kundër vizitës së ministrit kosovar të shëndetësisë, Armend Zemaj, në Bujanoc.
Në një reagim të tij për portalin Bujanovaçke, Arsiq ka thënë se qeveria e Serbisë duhet të ndalojë një vizitë të tillë, transmeton FOLonline.
Madje, ai i ka bërë një pyetje kryetarit të Bujanocit, Nagip Arifi, se Zemaj a do të vie në cilësinë e turistit, ngase sipas tij, ai posedon edhe dokumente serbe.
„ Me veprime të këtilla, me ftesë për ministrat e të vetshpallurës Republikë të Kosovës, pushteti monoetnik në Bujanoc dëshiron të fus pasiguri tek qytetarët „ , u shpreh Arsiq.
„ Gjithkush është i mirëseardhur në Bujanoc, por të ftosh dikë dhe ta proklamosh si ministër të një shteti të cilin Serbia nuk e pranon është shkelje e Kushtetutës së Serbisë dhe vepër penale„, ka thënë Arsiq.
Në fund, Arsiq u ka bërë thirrje autoriteteve të mbrojnë Kushtetutën e Serbisë, në të kundërtën, sipas tij, populli do të marrë gjendjen në duartë e veta për të mbrojtur atë.
Ndryshe, Arsiq i cili është edhe punëtorë shëndetësorë i shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, kohë më parë nga vendi i tij i punës pat publikuar një foto me një armë të kalibrit të rëndë.
Kjo foto shkaktoi reagime të shumta tek shqiptarët e Bujanocit dhe më gjërë.

COMMENTS