HomeNë fokus

Zyrtarët komunal pas dy ditëve dalin në terren

Një delegacion i komunës së Bujanocit ka vizituar sot disa nga familjet që pësuan dëme nga vërshimet në fillim të javës. Lajmin e bëri të ditur

Kamberi: Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës t’i qasen më seriozisht Luginës
Reagon Ramadani: Zotëri Gent Cakaj do mbetet “Qytetar nderi” i Bujanocit
Fondacioni “Spektri dhe Miqtë” me gjoba administrative

Një delegacion i komunës së Bujanocit ka vizituar sot disa nga familjet që pësuan dëme nga vërshimet në fillim të javës.

Lajmin e bëri të ditur vet faqja zyrtare e komunës së Bujanocit duke bashkangjitur edhe foto nga vizita në terren.

Kjo vizitë erdhi dy ditë pas vërshimeve, me përjashtim të zv/kryetarit, Shqiprim Musliu, i cili ishte parë në terren edhe ditën e vërshimeve.

Ndërkohë, nga dita e sotme ka filluar afati kohor për paraqitjen e dëmeve nga familjet e dëmtuara i cili do të zgjat për 30 ditë.

Shtabi Komunal për Situata të Jashtëzakonshme dje ka shpallur situatë të jashtëzakonshme në komunën e Bujanocit si pasojë e përmbytjeve.

COMMENTS