HomeNë fokus

Stankoviq: Qeveria do t’i kompenzojë dëmet nga vërshimet

Kryetari i Trupit Kordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë, ka vizituar sot vendbanimet dhe l

Zgjerohet rruga Tërnoc-Turi
Kamberi dhe Lutfiu takojnë emisarin Lajçak
“Përkrahim shtimin e fondit të literaturës”

Kryetari i Trupit Kordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë, ka vizituar sot vendbanimet dhe lagjet e prekura nga vërshimet e fundit në komunë të Bujanocit.

Gjatë bisedës me familjarë në terren, Stankoviq ka thënë se Qeveria e Serbisë do t’i kompenzojë dëmet e shkaktuara nga këto përmbytje, raporton FOLonline.

“Meqë buxheti i komunës dhe ai i Trupit Kordinues nuk mjaftojnë, do të jetë qeveria ajo që do të kompenzojë dëmet”, është shprehur Stankoviq.

Ai ka thënë se vlera e dëmeve do të dihet brenda muajit dhe u ka bërë thirrje qytetatëve që kërkesat për kompenzim t’i paraqesin në komunë të Bujanocit.

Ndryshe, afati për aplikim lidhur me kompenzimin e dëmeve ka nisur sot dhe zgjat në 30 ditët e ardhshme.

COMMENTS