Kryetari i komunës së Bujanocit dhe i Partisë Demokratike, Nagip Arifi, ka reaguar ndaj ngjarjes së djeshme në Bilaç, ku gjatë përurimit të parkut
Kryetari i komunës së Bujanocit dhe i Partisë Demokratike, Nagip Arifi, ka reaguar ndaj ngjarjes së djeshme në Bilaç, ku gjatë përurimit të parkut për fëmijë, një grupacion personash kanë përdorur emrin e tij në kontekst negativ, veprim ky i cili ishte shpërndarë edhe përmes internetit.
Arifi ka lënë të kuptohet se ky akt ka mundur të jetë i organizuar nga persona dashakeq të cilët dëshirojnë t’i zbehin punët e mira.
Reagimi i Arifit:
E organizuar apo rastësi le të mbetet në ndërgjejen e atij!
Para disa ditë Bilaçi e gëzoi investimin e radhës Kopshtin për Fëmijë, dhe i bindur se qytetarët e këtij fshati kanë mirëpritur investime të tilla sikur edhe të tjerat, këtë e dëshmon fakti që jemi fitues i shumëfisht i zgjedhjeve aty dhe mbarë Komunën e Bujanocit.
Dhe del prapaskena e 2-3 veta dashakeq që me gjasë e organizuar tentojnë ta zbehin punë e mirë, por JO! Sepse këtë po e tregon edhe buzëqeshja e lumturia e fëmijëve, dhe këtë askush nuk mundë ta ndaloj.
Nuk arrihet në pushtet me shkrime në Facebook ose orkestrime amatoreske me stilin e brohoritjeve demode, sepse jemi vend i vogël dhe njihemi secili prej nesh, nuk ka ardhur Nagip Arifi me u pasuru sepse gjithëmon ka pasur dhe kete e dijn gjithë, sepse kam punuar dhe nuk kam prituar, sepse nuk jam sahanlëpirës dhe mosmirënjohës, sepse nuk bi nën ndikimin e grupacionev ose individëve interesgji para interesave të popullit që më ka dhënë besimin, sepse këtë e dëshmon retrospektiva ime.
Ata që e dijnë – mirë që e dijnë, e kush nuk e din le ta din: PD ka ardhur në pushtet me punë të mira, dhe jo vetëm fjalë të mira, ndoshta nuk jemi më të mirët, por më të mirë nuk keni.
Ky pushtet është si rrjedhojë e votës së lirë, dhe këtë pushtet mundet vetëm vota e lirë ta ndëshkoj.
Vazhdojmë me punë të mira, për ditë të mira!
COMMENTS