HomeNë fokus

Zv/kryetari Musliu viziton familjet e dëshmorëve

  Zv/ kryetari i komunës së Bujanocit, njëkohësisht dhe kryetari i LPD-së, Shqiprim Musliu, përmes profilit të tij në Facebook ka njoftuar s

Çka dihet deri më tash për incidentin në Bujanoc?
Trajnim për shpëtimin e jetës në raste emergjente: “Stop the Bleed” sjell në Bujanoc  Gardën Kombëtare të Ohajos
4 milion për Luginën për vitin 2025 nga Kosova, Sinani: Kjo erdhi pas shkresës sonë

 


Zv/ kryetari i komunës së Bujanocit, njëkohësisht dhe kryetari i LPD-së, Shqiprim Musliu, përmes profilit të tij në Facebook ka njoftuar se sot ka vizituar disa familje të dëshmorëve.

Me këtë rast, Musliu ka shpërndarë edhe disa dhurata për më të vegjëlit me rastin e Vitit të Ri.

Postimi i Musliut:

Me rastin e ndërrimit të motmoteve i vizitova disa familje të dëshmorëve të UÇPMB-së.

I ndamë disa dhurata simbolike fëmijëve të familjeve të nderuara si shenjë falenderimi ndaj familjarëve të tyre dëshmor për dhuratën e çmuar të cilën na e dhanë, LIRINË.

Këtë gjak të pastër shqiptar duhet ta nderojmë gjithmonë.

COMMENTS