HomeNë fokus

Badi: Veteranët nuk kanë tretman të mjaftueshëm

Njëri nga veteranët e UÇPMB-së, Zeqirja Murati-BADI, thekson se kjo shtresë e shoqërisë nuk ka tretmanin e duhur kur kihet parasysh kontributi i d

APN: Nuk do të jemi dekor i pushtetit
Kandidatët po “ nxehen “ , vetëm njëri mund të bëhet kryetar
Mirënjohje për Amarin nga Bujanoci

Njëri nga veteranët e UÇPMB-së, Zeqirja Murati-BADI, thekson se kjo shtresë e shoqërisë nuk ka tretmanin e duhur kur kihet parasysh kontributi i dhënë gjatë luftë.

Në një deklaratë për FOLonline, Badi, i cili ishte edhe bashkëpunëtor i ngushtë i Rdivan Qazimit- komandant Lleshit, potencon se institucionet nuk janë përkujdesur mjaftueshëm për shtresat e luftës.

„Kemi familje të dëshmorëve, invalid dhe veteran që nuk kanë kurfarë të ardhurash materiale dhe pozita e tyre po rëndohet dita-ditës „, pohon Murati, duke shtuar se të gjithë këta kanë nevojë për kontributin e shoqërisë.

Megjithatë, Badi shpreson se kontributi i dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve nuk do të harrohet.

„Është mirë që secili t’i flas fëmijëve, nipave dhe mbesave për historinë tonë më të re dhe kontributin e luftëtarëve të lirisë, sepse ai popull që harron historinë e vet nuk mund të ndërtoj as të ardhmen“, thotë Badi.

Në fund, ai të gjithë bashkëluftëtarëve të tij të ish UÇPMB-së i’a uron „Ditën e veteranëve“, duke mos harruar edhe ata që dhanë jetën e tyre për të drejtat dhe lirinë e shqiptarëve në Luginë.
„Lavdi-jetës dhe veprave të dëshmorëve të kombit“, përfundon Badi.

Ndryshe, Zeqirja Murati-Badi, ishte protagonist i filmit të shkurtër dokumentar „Si u vra Komandant Lleshi „?!

Për të gjithë atë që akoma nuk e kanë shikuar këtë dokumentar, këtë mund ta bëjnë në linkun e mëposhtëm:

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=618618768745184&id=100810484933485

 

COMMENTS