HomeKronikë

“Zhduken” flamujt ndërkombëtarë nga qendra e Bujanocit

Sheshi i qytetit të Bujanocit ka gdhirë sot pa flamujt e disa shteteve euro-atlantike të cilët ishin vendosur ditë më parë në vigjilie të shënimit

Rezultatet preliminare në Bujanoc me numrin e mandateve të fituara
Kamberi takon ambasadorin e ri të OSBE-së
Agjenda: Ditët e Komandant Lleshit

Sheshi i qytetit të Bujanocit ka gdhirë sot pa flamujt e disa shteteve euro-atlantike të cilët ishin vendosur ditë më parë në vigjilie të shënimit të “Ditëve të Diasporës”.

Folonline merr vesh se flamujt janë hequr nga dy persona rreth ores 02:45 të mëngjesit.

Poashtu, bëhet e ditur se e gjithë ngjarja është regjistruar nga kamerat e sigurisë të objekteve përreth.

Sali Salihi, shef i kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, nën patronatin e të cilit organizohet ky event e ka quajtur këtë akt të shëmtuar dhe tendencioz.

„Heqja e flamujve të shteteve në të cilat veprojnë dhe punojnë mërgimtarët tanë është një vepër sa e shëmtuar aq edhe primitive.

Në këto shtete, përveç se vepron mërgata jonë, ato janë edhe shtete mike të shqiptarëve“, ka thënë Salihi për FOLonline.

Kujtojmë se deri natën e mbrëmshme në sheshin e Bujanocit valviteshin flamujt e Zvicrës, Gjermanisë, SH.B.A-së, Francës, Italisë, Belgjikës, Britanisë së Madhe, BE-së, etj.

 

COMMENTS