HomeNë fokus

Pajaziti: Regjimi i Nagip Arifit po përjashton shqiptarë nga puna

Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka akuzuar kryetarin e komunës Nagip Arifin për përjashtimin e punëtorëve shqipta

Skandaloze: Dëmtohet parku në Tërnoc
Ndahen kontratat për energji efektive
Afër 7000 të infektuar për një ditë në Serbi

Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka akuzuar kryetarin e komunës Nagip Arifin për përjashtimin e punëtorëve shqiptarë nga puna.

Pajaziti ka thënë se nga puna janë larguar edhe rastet sociale ndërsa në vend të tyre janë punësuar militant të Partisë Demokratike.

Postimi i Pajazitit:

Këtyre ditëve regjimi i Nagip Arifit ka larguar nga puna 3 punëtorë në Ndërmarrjen Publike Komunalia.
E keqja më e madhe është se që të tre janë raste sociale, ndërsa dy prej tyre kanë familjarë me nevoja të veçanta.
Që nga marrja e pushtetit prej një viti, ky regjim vetëm nga Komunali ka larguar plot 13 punëtorë shqiptarë.
Duke mos u knaqur me kaq, Nagip Arifi ka mbushur këtë ndërmarrje me militant partiak.

Derisa qytetarët vazhdojnë të kenë mungesa të ujit dhe rrugët e tyre janë të vërshuara nga mbeturinat, Komunalia është shndërruar në oazë të padrejtësive ndaj puntorëve të zellshëm dhe në privilegjim të militantëve të PD-së.

Është për çdo kritikë edhe heshtja e partnerëve të koalicionit (PVD dhe LPD), të cilët në të kaluarën akuzonin Nagipin për përjashtimin e shqiptarëve nga puna, ndërsa kur tani janë në pushtet, si duket kanë mbyllur sytë dhe veshët duke u bërë bashkëpjesëmarrës në vendimet e tij.

Që nga formimi i organeve të reja, ky pushtet nuk e ka ndërprerë asnjë kontratë pune të punëtorëve serbë derisa ndërperja e kontratave për shqiptarët kap shifra alarmante.

COMMENTS