HomeAktuale

Bujanoc: Zgjerohet shumica qeverisëse, arrin në 22 këshilltarë, “Dr Dejan Stojanoviq Meçe” mbetet vetëm

Sot po zhvillohet seanca e tretë e Kuvendit Komunal të Bujanocit, ku vëmendjen e ka tërhequr ndryshimi i numrave në shumicën qeverisëse. Shumic

Në rend dite buxheti, raportet e ndërmarrjeve publike…
Pajaziti shkruhet në librin e zisë për Fatos Nanon, takim edhe me Ambasadorin Canaj
Më 30 dhjetor seanca e fundit e KK të Bujanocit për këtë vit

Sot po zhvillohet seanca e tretë e Kuvendit Komunal të Bujanocit, ku vëmendjen e ka tërhequr ndryshimi i numrave në shumicën qeverisëse.

Shumica qeverisëse në Kuvendin Komunal të Bujanocit tashmë numëron 22 nga gjithsej 41 këshilltarë, pas kalimit të njërit prej këshilltarëve të Grupit të Qytetarëve “Dr Dejan Stojanoviq Meçe” në radhët e shumicës.

Me këtë zhvillim, grupi i themeluar nga Dr Dejan Stojanoviq Meçe, i cili në zgjedhjet lokale të vitit 2024 kishte fituar 5 mandate, tashmë ka mbetur vetëm me themeluesin e tij.

Gjatë votimit të rendit të ditës në seancën e sotme, shumica siguroi 21 vota, një më pak se numri i saj aktual prej 22 këshilltarësh, pasi njëri prej këshilltarëve mungoi për shkak të sëmundjes.

Ndërkohë, ndryshimi i fundit shënon edhe një tjetër kapitull në fatin politik të grupit “Dr Dejan Stojanoviq Meçe – Zgjidh të ardhmen”. Lista, e cila në zgjedhjet e qershorit 2024 hyri për herë të parë në garën lokale dhe fitoi pesë ulëse, fillimisht ishte pjesë e marrëveshjes së koalicionit që formoi pushtetin lokal.

Me kalimin e kohës, megjithatë, përfaqësimi i këtij grupi në Kuvend është tkurrur gradualisht, ndërsa sot në përbërjen e tij ka mbetur vetëm Dejan Stojanoviq Meçe.

Më herët, nga funksioni i anëtares së Këshillit Komunal ishte shkarkuar edhe bashkëshortja e tij, Marjana Stojanoviq.0

COMMENTS