HomeNë fokus

Zgjedhjet për KKKSH: Kush nga sa elektorë siguroi?

Pas publikimit të rezultateve nga ana e Ministrisë për të Drejtat e Njeriut, Pakicave dhe Dialogut Shoqëror, subjektet politike shqiptare nuk kanë

Kërcënuesit ndaj familjes së Ismailit rrezikojnë burgim deri në pesë vjet
Ardita Sinani e nominuara e PVD-së si kandidate për kryetare të Preshevës
Zhvillohet seanca e 9-të e Këshillit Komunal të Bujanocit

Pas publikimit të rezultateve nga ana e Ministrisë për të Drejtat e Njeriut, Pakicave dhe Dialogut Shoqëror, subjektet politike shqiptare nuk kanë hezituar ta paraqesin numrin elektorëve të tyre për Kuvendin zgjedhor të 7 majit.

I pari në publik është shfaqur kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi, i cili përmes një video mesazhi ka theksuar se subjekti i tij ka siguruar 186 elektorë.

Përmes një postimi në Facebook, kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, ka shkruar se kjo parti ka siguruar 158 elektorë.

Partia Demokratike përmes një njoftimi ka potencuar se ka siguruar 54 elektorë.

Gjatë ditës së djeshme, kandidati i Lëvizjes së Progresit Demokratik për kryetar të KKSH, Nevzad Lutfiu, kishte theksuar se ky subjekt do t’i ketë në dispozicion gjithsejt 65 elektorë.

Nga kryesia e Partisë Demokratike Shqiptare i kanë thenë FOLonline se kanë të certifikuar 51 elektorë.

Ndryshe, MDNJPDSH ka certifikuar 523 elektorë.

Për një elektor është dashur të grumbullohen 20 nënshkrime. Edhepse përkrahja e elektorëve është bërë vetëm me emrin e kandidatit, grumbullimin e nënshkrimeve gati se në tërësi e kanë bërë subjektet politike.

Duke i pasur parasysh shifrat e deklaruara nga partitë politike, del se rreth 20 elektorë mund të jenë të pavarur.

COMMENTS