HomeShoqëri

Si të bëheni pjesë në Planin e Veprimit për Përmirësimin e Shërbimeve Sociale

Komuna e Bujanocit ka njoftuar se ka nisur diskutimi online për draft Planin e Veprimit për Përmirësimin e Shërbimeve Sociale. Ndërsa edhe qyte

Ikën edhe një veteran i arsimt
Ambasadorët shqiptarë vizitojnë Preshevën
Për LPD-në koalicioni me SNS-in plotësisht i pranueshëm

Komuna e Bujanocit ka njoftuar se ka nisur diskutimi online për draft Planin e Veprimit për Përmirësimin e Shërbimeve Sociale.

Ndërsa edhe qytetarët përgjatë një jave mund të paraqesin propozimet e tyre në këtë plan.

Njoftimi:

Ka nisur diskutimi online për draft Planin e Veprimit për Përmirësimin e Shërbimeve Sociale

Qytetarët nga sot mund t’i bashkohen diskutimit publik njëjavor për draft Planin e Veprimit për përmirësimin e shërbimeve sociale në komunën e Bujanocit, përmes platformës inovative ”Toka për ne”, e krijuar për të përfshirë qytetarët në proceset vendimmarrëse. Më shumë se 300 qeveri lokale tashmë po e përdorin atë për të komunikuar me qytetarët e tyre dhe Bujanoci është një nga tre liderët në Serbi në konsultimin me qytetarët e saj për çështje të rëndësishme në këtë mënyrë.

Deri në javën e ardhshme qytetarët do të mund të japin sugjerimet dhe propozimet e tyre dhe ato që do të ngjallin më shumë reagime (pëlqime apo komente) mund të shqyrtohen nga Grupi i Punës, i cili ishte përgjegjës për hartimin e draftit që po diskutojmë.

Plani i veprimit për përmirësimin e shërbimeve sociale në komunën e Bujanocit është zhvilluar në kuadër të ofrimit të mbështetjes mentoruese për organet këshilldhënëse në procesin e hartimit të dokumenteve planore lokale për komunat Vranjë, Leban dhe Bujanoc. Trupat këshillëdhënës përbëhen nga përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, komunës dhe Qendrës për punë sociale.

Hartimi i Planit të Veprimit është pjesë e programit për mbështetjen e organeve shtetërore dhe shërbimeve publike në prezantimin dhe testimin e modaliteteve për qasje më të mirë të qytetarëve në shërbimet sociale dhe tejkalimin e pengesave për përfshirjen e grupeve të cenueshme në mjedise etnikisht të përziera.

Ftojmë të gjithë qytetarët që të përfshihen aktivisht në diskutimin e draft planit të veprimit, sepse kjo është një fushë e rëndësishme që shqetëson shumicën dërrmuese të bashkëqytetarëve tanë.

Linku më poshtë:

https://zemljazanas.rs/sr-Latn/projects/akcioni-plan-bujanovac-1

COMMENTS