HomePolitikë

Vuçiq në konsultime me përfaqësuesit e KSHL-së

Në përputhje me ingerencat kushtetuese, presidenti i Republikës, Aleksandar Vuçiq, ka nisur sot konultimet rreth formimit të Qeverisë së re. Të

Metodologjia tërheqëse e mësimdhënies nga mësuesja Feride Salihu
Pajaziti: Varfëria tek familjet shqiptare në Luginë të Preshevës, prodhim i politikanëve karrieristë
Pajaziti: Punëtorët e komunës ende pa paga

Në përputhje me ingerencat kushtetuese, presidenti i Republikës, Aleksandar Vuçiq, ka nisur sot konultimet rreth formimit të Qeverisë së re.

Të parët në agjendën e takimeve të presidentit ishin përfaqësuesit e listës së Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës të cilët do të jenë të përfaqësuar me një deputet në parlamentin e ri.

Pas takimit, bartësi i listës së KSHL-së dhe deputeti, Shaip Kamberi, ka paraqitur kërkesat të cilat u janë dorëzuar presidentit Vuçiq:

9 KËRKESAT KONKRETE PËR QEVERINË E RE TË SERBISË

Sot, në takimin me Presidentin e Serbisë, në kuadër të konsultimeve të tij për mandatin e Qeverisë së re, në emër dhe si përfaqësues të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, të përbërë nga Partia për Veprim Demokratik, Partia Demokratike dhe Lëvizja për Progres Demokratik, kemi dorëzuar 9 kërkesa konkrete:

1. Zbatim i afatizuar i Planit 7 pikësh, miratuar nga Qeveria e Serbisë më 2013.

2. Ndërprerje e procesit të pasivizimit dhe krijim i një Komisioni Hetimor parlamentar për procesin e deritanishëm, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shumicës parlamentare, opozitës, deputetit nga Lugina e Preshevës, shoqërisë civile; si dhe më lehtësimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian.

3. Krijim i një Fondi të veçantë Zhvillimor për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, si dhe dyfishim i buxhetit të Trupit Koordinues për projekte kapitale dhe subvencionimin e sektorit privat, sikurse sjelljen e investitorëve të huaj.

4. Afatizim për zbatimin e Marrëveshjes për njohjen e diplomave me Kosovën, të arritura në Bruksel më 2011 dhe 2016.

5. Sanksionim ligjor të përdorimit të gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve, sidomos përdorimit të termit ofendues “Šiptar”.

6. Intensifikim i dialogut midis Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe të zgjedhurve të Luginës së Preshevës, me lehtësimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian dhe me mbikëqyrjen e ambasadorëve të akredituar në Beograd, pjesë e grupit “Miqtë e Luginës”.

7. Ndryshim dhe plotësim i Ligjit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Pakicave Kombëtare, përfshirë nenin 16 al. 2 për përdorimin e simboleve kombëtare.

8. Krijim i një Komisioni Vlerësues Parlamentar të zbatimit “Marrëveshjes së Konçulit”, të miratuar nga Qeveria e Serbisë më 2001, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shumicës parlamentare, opozitës, deputetit nga Lugina e Preshevës, shoqërisë civile, si dhe më lehtësimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian.

9. Realizim i afatizuar të Marrëveshjes për riorganizimin e Trupit Koordinues nga 2009.

Lugina e Preshevës ka nevojë para së gjithash dhe njëherësh për zgjidhje politike, jo për poste qeveritare pa ndikim për interesin e përgjithshëm.

COMMENTS