HomePolitikë

Pajaziti: Varfëria tek familjet shqiptare në Luginë të Preshevës, prodhim i politikanëve karrieristë

Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka akuzuar pushtetin lokal për gjendjen socio-ekonomike në këtë komunë dhe më gjë

Realizohet transferi, Arifi falenderon Kosovën
Sinani fton Lajçakun të vizitojë Luginën: Keqardhje që nuk i ka takuar ende të zgjedhurit e shqiptarëve në Serbi
A mundet Trupi Kordinues ta ndihmojë Komunalinë ?

Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka akuzuar pushtetin lokal për gjendjen socio-ekonomike në këtë komunë dhe më gjërë.

Pajaziti ka numëruar disa faktorë, të cilët sipas tij, kanë sjellur këtë gjendje.

Postimi i Pajazitit:

Mostransparenca e pushtetit lokal në Bujanoc, rreth çdo lloj procesi, tregon se diçka po fshihet.

Pushteti nuk është më i gjithshqiptarëve, sepse shqiptarët nuk shquhen për të korruptuarë, demagogë e tradhtarë.

Edhe nuk mund të jetë i gjithshqiptarëve një pushtet ku serbët vazhdojnë të jenë mbi 40% të punësuar në administratë e drejtorate.

Gjithçka është falls!

Mostransparenca po i ndihmon pushtetit lokal ta fsheh këtë fallsitet. Varfëria e shqiptarëve është në kulm. Dhe kjo po i shkatërron familjet, duke detyruar të rinjtë të ikin drejtë vendeve perëndimore për punësim.

Këtë varfëri e kanë shkaktuar ata që deri tash e kanë zhvatur pushtetin, dhe politikën e kanë shfrytëzuar për interesa personale.

Varfërinë në jugun e Serbisë, po e sheh si shqetësuese edhe Parlamenti Evropian.

Ndërsa, politikanët e vjetër shqiptarë, të cilët zgjedhin të lobojnë me mbi 50 mijë euro në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë dështuar të përmirësojnë gjendjen në tri komunat me shumicë shqiptare dhe nuk i shqetëson as varfëria, e as ikja.

Ata vazhdojnë të jenë në qeverisje në Bujanoc, duke pretenduar se do të na sjellin ditë të mira.

Çfarë na kanë sjellur deri sot?

Varfëri, varfëri dhe vetëm varfëri…

COMMENTS