HomeShoqëri

Vie uji në Tërnoc

Pas një ndërprerjeje disaorëshe në Tërnoc ka filluar të stabilizohet furnizimi me ujë të pijshëm. Ekipi i N.P. Komunalia tashmë ka arritur ta sanoj

Konkurs për personat me nevoja të veçanta
Ndahet nga jeta dr.Adnan Ahmedi
Kamberi nuk shkon n’konsulta te presidenti Vuçiq


Pas një ndërprerjeje disaorëshe në Tërnoc ka filluar të stabilizohet furnizimi me ujë të pijshëm.
Ekipi i N.P. Komunalia tashmë ka arritur ta sanojë havarinë e shkaktuar në gypin kryesorë pranë Sh.F. „ Muharrem Kadriu „, raporton FOLonline.
Pritet që së shpejti edhe amvisëritë që jetojnë në pjesën e epërme të fshatit të kenë ujë për pije.
Si pasojë e rrjetit të stërvjetëruar të ujësjellësit në vendbanimet e komunës së Bujanocit shpesh shkaktohen havari të këtilla ku si pasojë dëmtohet edhe shtresa e asfaltit ndonjëherë edhe të saposhtruar.

COMMENTS