HomeNë fokus

Mustafi: Vulinizimi i Serbisë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, ka deklaruar ndaj fyerjeve të fundit ndaj shqiptarëve të cilat u paraqitën në një shkollë f

Qeveria e Kosovës ka themeluar Zyrën për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës
Mbahet seanca e VII e Këshillit Komunal në Preshevë
A jeni për vendosjen e këtyre simboleve në Bujanoc ?

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, ka deklaruar ndaj fyerjeve të fundit ndaj shqiptarëve të cilat u paraqitën në një shkollë fillore në Serbi si dhe nga ana e seleksionuesit të kombëtares serbe në futboll, Dragan Stojkoviq.

Postimi i Mustafit:

Pas emërimit të ish-Ministrit të Policisë të akuzuar për gjuhë të urretjes për përdorimin e termit “šiptari” – Aleksandër Vulin, në pozitën e Shefit të BIA-s.

Selektori i federatës së futbollit Dragan Stojkoviq – Piksi në ndeshjen Serbi-Zvicër të Botërorit, para kamerave thotë “jebem vam šiptarsku majku u pi..u”

E tash edhe filloristët duke bërtitur si ultras tifozë “vritë e therrë që šiptari mos të ekzistojë” është për keqardhje.

Jo vetëm, për ofendimin e kriminalizimin e mbi 100 mijë shqiptarëve në Serbi. Por, sa e thellë e sa serioze është si sëmundje nacionalizmi dhe shovinizmi në shoqërinë serbe.

Vulinizimi i Serbisë është edhe arsye pse nuk është në BE, si dhe pse e ka të pamundur demokratizimin dhe shkëputjen nga mendësia luftënxitëse e 90-tave.

COMMENTS