HomePolitikë

Ekskluzive: Teksti i Marrëveshjes Kosovë-Serbi, askund nuk përmendet Lugina

Gazeta " Koha Ditore" ka pranuar një dokument nga qarqet diplomatike për të cilin supozohet se përfshinë Marrëveshjen Kosovë- Serbi. Ky është tekst

Arifi kërkon nga PD mobilizim të shtuar në prag të zgjedhjeve
Tërnoci dhe Lugina kalojnë në Rrethin e Tretë të Kupës
Agjenda: Ditët e Komandant Lleshit

Gazeta ” Koha Ditore” ka pranuar një dokument nga qarqet diplomatike për të cilin supozohet se përfshinë Marrëveshjen Kosovë- Serbi.

Ky është teksti i botuar në Koha Ditore të cilin jua sjell FOLonline:

Në Kosovë do të krijohej një “distrikt autonom i Kosovës së veriut” sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës. Kisha Ortodokse Serbe do të këtë “status të privilegjuar”, ndërsa Serbia, pas ratifikimit të Marrëveshjes ligjërisht obliguese, obligohet se “nuk do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe rajonale”

Në redaksinë e gazetës ka ardhur një dokument që thuhet të jetë një “non-paper” i përgatitur nga Gjermania dhe Franca, si nismë e përbashkët e këtyre dy shteteve për rifillimin e dialogut dhe përmbylljen e tij me marrëveshje finale. Autenticiteti i këtij dokumenti nuk ka qenë i mundur të konfirmohet nga gazeta, por disa diplomatë me të cilët ka kontaktuar KOHA, pak a shumë kanë konfirmuar se pikat që përmenden në të janë në përputhje me ato që pritet të diskutohen në dialog.

Thuhet se këto përpjekje janë të mbështetura nga shtetet anëtare të BE-së dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë letër thuhet se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të lehtësojë procesin që do të çojë tek nënshkrimi i marrëveshjes ligjërisht obliguese mes të dyja palëve, me qëllim të zgjidhjes së të gjitha çështjeve të hapura në mënyrë që të përparohet në rrugëtimin evropian dhe të krijohen mundësi të reja për përmirësimin e jetës së njerëzve. Kosova nuk do të duhej të vendoste barriera tregtare ndaj Serbisë, ndërsa Serbia të respektonte status-quon lidhur me praninë ndërkombëtare të Kosovës. Të dyja palët do të duhet të respektojnë moratoriumin në skenën ndërkombëtare.

“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke përfaqësuar Beogradin, dhe kryeministri Albin Kurti, duke përfaqësuar Prishtinën, do të udhëheqin diskutimet për finalizimin e marrëveshjes për normalizimin e raporteve mes palëve. Procesi do të duhej të përmbyllej para fundit të shkurtit të vitit 2022”, thuhet në këtë dokument.

Procesi, sipas të njëjtit dokument, do të bazohet në disa elemente kryesore, duke respektuar Kartën e Parisit, Aktin Final të Helsinkit dhe Parimet Udhëheqëse të Grupit të Kontaktit për caktimin e statusit të Kosovës nga viti 2005 dhe të sigurojë implementimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura gjatë dialogut të Brukselit.

Sa i përket asaj se çka duhet të përfshijë marrëveshja në këtë dokument, propozohet që “secila palë, sipas ligjit ndërkombëtar, do të respektojë sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e palës tjetër”.

“Palët konfirmojnë se do të kryejnë rregullimin e kufijve të tyre dhe demarkacionin vetëm përmes marrëveshjes së përbashkët, se do të zgjidhin mospajtimet me mjete paqësore dhe do të përmbahen nga kërcënimet apo përdorimi i dhunës në përputhje me frymën evropiane të zgjidhjes së mospajtimeve përmes dialogut. Të dyja palët duhet të synojnë forcimin e besimit të ndërsjellë, vullnetit të mirë dhe tolerancës dhe do të bashkëpunojnë për të promovuar paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit. BE-ja në emër të të dyja palëve do të duhej të angazhonte një trup të pavarur për caktimin e vijës kufitare mes palëve”, thuhet në këtë dokument.

Palët do të duhej të pajtoheshin edhe për vendosjen e një “distrikti autonom të Kosovës veriore” si një “njësi e veçante administrative e vetëqeverisjes rajonale në Kosovë, e cila do të kishte të drejtë të rregullonte legjislacionin në bazë rajonale në fushat e ekonomisë, financave, pronësisë së infrastrukturës, kulturës, arsimit, kujdesit shëndetësor, mbrojtjes sociale, gjyqësorit, shërbimit policor, zhvillimit urban dhe bashkëpunimit evropian, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin për qeverisjen lokale”.

Sipas këtij plani, vërtetësia e të cilit nuk ka mundur të konfirmohet nga gazeta, “Distrikti autonom i Kosovës veriore” do të përfshinte territorin e qyteteve Zveçanin me 35 fshatra, Leposaviqin me 72 fshatra, Mitrovicën e veriut, dhe zonën kadastrale të qytetit të Zubin-Potokut me 63 fshatra”.

Dokumenti propozon edhe një status të veçantë për kishat ortodokse serbe në Kosovë për të siguruar atë që quhet “veprimtari e papenguar” e tyre. Sipas këtij dokumenti, “Kisha dhe organizimi i saj i brendshëm do të duhej të njihej si palë vetëqeverisëse e sistemit politik dhe kushtetues të Kosovës, pronësia do të duhej të jetë e paprekshme, dhe do të duhej të gëzonte status të privilegjuar”. Zonat e mbrojtura do të duhej të përfshinin më shumë se 40 kisha dhe objekte kulturore. Kisha Ortodokse në Kosovë, si pjesë esenciale e Kishës Ortodokse Serbe, në përputhje me ndryshimet kushtetuese, do të duhej të udhëhiqej nga patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, i cili do të duhej të kishte selinë në Patriarkanën e Pejës.

Palët do të vendosnin edhe një zonë ekonomike në Mitrovicë si një katalizator për zhvillim ekonomik në të dyja anët e kufirit dhe në përputhje me konceptin e rajoneve evropiane.

Të dyja palët do të duhej të kryenin ndryshimet kushtetuese për të siguruar zbatimin e marrëveshjes ligjërisht obliguese.

“Pas ratifikimit të marrëveshjes ligjërisht obliguese, Serbia pajtohet për të mos kundërshtuar aplikacionet e Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, multilaterale, apo rajonale, dhe në instrumentet ku Serbia tashmë është anëtare”, thuhet në këtë dokument.

Palët pajtohet se dy shtetet nuk mund ta përfaqësojnë njëra-tjetrën në skenën ndërkombëtare. Të dyja palët pranojnë sovranitetin e dy shteteve brenda territorit të caktuar të tyre.

Në dokument përmenden edhe mënyrat se si do të rregulloheshin marrëdhëniet ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë. Ato do të “respektonin pavarësinë dhe autonominë e njëra-tjetrës në çështjet e tyre të brendshme dhe të jashtme”.

Palët do të shkëmbenin “misionet e përhershme” dhe ato do të vendoseshin në “selitë e qeverive përkatëse”. Çështjet praktike do të zgjidheshin sipas Konventës së Vjenës për marrëdhëniet diplomatike.

Palët do të vendosnin edhe një “këshill të miqësisë së ndërsjellë”, i cili do të takohej një herë në vit për të siguruar implementimin e marrëveshjes ligjërisht obliguese.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, do të ndërmarrë procesin negociues dhe do të organizojë, me mbështetje të Gjermanisë dhe Francës, takim në Paris në qershor të vitit 2021.

“Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, pas përmbylljes së marrëveshjes ligjërisht obliguese, do të raportojë në shtator të vitit 2022 në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, sipas mandatit me Rezolutën A/64/L65/Rev.1.”, thuhet në këtë “non-paper”.

Verssioni origjinal i tekstit në gjuhën Angleze:

COMMENTS