HomeShoqëri

PËRUROHET TRAFO STACIONI NË FSHATIN BILINICË

" Po vazhdojnë investimet në Malësi të Bujanocit. Kësaj here, kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi me bashkëpunëtorët e tij, në prani të ba

Stadiumi i KF “Tërnoci“ me hapësira reklamuese
Kryeparlamentari Konjufca takon Arifin dhe Bajramin
PVD shënon 30 vjetorin e themelimit

” Po vazhdojnë investimet në Malësi të Bujanocit. Kësaj here, kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi me bashkëpunëtorët e tij, në prani të banorëve të fshatit Bilinicë përuruan trafo stacionin në këtë fshat, duke bërë kështu zgjidhjen e problemit shumëvjeçar me rrjetin elektrik “, njofton faqja zyrtare e komunës, transmeton FOLonline.

“Investimi në këtë trafo stacion kap shumën prej më shumë se 100.000 €, dhe pas projektit të realizuar muaj më parë të asfaltimit të rrugës Muhoc – Zarbincë, kjo e sotit paraqet një investim tejet të rëndësishëm për banorët e Bilinicës.

Banorët e Bilinicës për rreth katër vite kanë pasur probleme me rrymën elektrike, e si pasojë e saj shumë pajisje shtëpiake, si makina e larjes, bojlerat, televizorat nuk kanë funksionuar në mungesë të përforcimit të rrjetit.

Ndërkohë, qytetarët e Bilinicës ndjehen të lumtur që kërkesa e tyre u trajtua seriozisht nga pushteti lokal, dhe nuk hezituan të shprehin falemnderime dhe mirënjohje për të parin e komunës së Bujanocit për premtimin e mbajtur “, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të komunës në FB.

 

COMMENTS