Në xhirollogaritë e komunës së Bujanocit sot janë transferuar 200 mijë euro nga ana e Qeverisë së Kosovës. Me këtë rast, kryetari Nagip Arifi k
Në xhirollogaritë e komunës së Bujanocit sot janë transferuar 200 mijë euro nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Me këtë rast, kryetari Nagip Arifi ka falenderuar autoritetet kosovare për shpejtësinë e realizimit të transferit për mjetet të cilat janë të dedikuara për sanimin e dëmeve nga vërshimet.
Postimi i Arifit:
FALEMNDERIT KOSOVË
Sot, realizuam edhe një transfer financiar me vlerë prej 200.000 € nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Ky transfer u realizua duke u bazuar në kërkesën tonë drejtuar kryeministrit Hoti për sanimin e dëmeve nga vërshimet e fundit që përfshinë komunën tonë.
Mjetet e marra do të shfrytëzohen për sanimin dëmeve infrastrukturore, duke filluar nga Malësia e Bujanocit e këndej.
Shfrytëzoj rastin të falemnderoj Qeverinë e Republikës së Kosovës, kryeministrin në detyrë, deputetin e Parlamentit të Kosovës Faton Bislimin për insistimin e tij të vazhdueshëm, si dhe një falemnderim të posaçëm për drejtorin e Thesarit të Kosovës Ahmet Ismajli për angazhimin e tij të pakursyer që mjetet të transferohen sa më shpejt.
COMMENTS