HomeNë fokus

Vdes Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Kordinues për PBM

Ka vdekur sot në moshën 67 vjeçare, Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë dhe ish -ministër, raportojnë

Kërkohet deklarim i krerëve të institucioneve
Babë e bijë nga Tërnoci zgjidhen deputet në Zvicër
Kamberi kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Luginë

Ka vdekur sot në moshën 67 vjeçare, Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë dhe ish -ministër, raportojnë mediat në gjuhën serbe.

Sipas këtyre burimeve, Stankoviq ndërroi jetë si pasojë e koronavirusit.

Ai ishte një nga ekspertët mjeko -ligjorë dhe patologët më të shquar në Serbi, dhe në karrierën e tij të pasur ai kreu edhe funksionet e drejtorit të Akademisë Mjekësore Ushtarake (VMA), Ministrit të Mbrojtjes dhe Ministrit të Shëndetësisë.

Në Nëntor të vitit 2012, Qeveria e Serbisë e emëroi atë kryetar të Trupit Koordinues për Bujanocin, Preshevën dhe Medvegjën.

COMMENTS