HomeAktualePolitikë

Vazhdon beteja për 21 qershor: Arifi bënë thirrje për 21-in shqiptarë- Pajaziti: 21 shqiptarë po se po, por unifikimin nuk mund ta bëjnë ata që ditë e natë punojnë kundër

Ka vazhduar edhe këtë fundjavë “ beteja “ në distancë midis subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre të nominuar për kryetar të komunës së Buja

Edhe këtë vit subvencione për rehabilitim energjetik
Vuçiq në konsultime me përfaqësuesit e KSHL-së
PD fillon fushatën zgjedhore

Ka vazhduar edhe këtë fundjavë “ beteja “ në distancë midis subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre të nominuar për kryetar të komunës së Bujanocit.
Kryetari i PD-së, Nagip Arifi, ka bërë thirrje për unifikimin e spektrit politik shqiptarë në Bujanoc pas zgjedhjeve të 21 qershorit.
Ai ka thënë se do ta përkrah atë subjekt politik shqiptarë i cili merr qoftë edhe një votë ma tepër në zgjedhjet lokale.
Për 21 këshilltarë shqiptarë dhe koalicion paszgjedhor është deklaruar edhe kryetari i APN-së, Arbër Pajaziti.
Por Pajaziti është shprehur se për unitet nuk mund të thirrin ata që ditë e natë krijojnë përçarje.

Në vazhdim mund t’i lexoni postimet e Arifit dhe Pajazitit.

Postimi i Nagip Arifit:

Të nderuar qytetarë të Komunës së Bujanocit, ju bashkëvendasit e mi!
Zgjedhjet e 21 Qershorit njëherë e mirë do të vendosin për verdiktin tuaj se kujt i besoni më së shumti.
Patjetër se vullneti juaj do të kurorëzohet më 21 Qershor dhe Partia Demokratike do të del bindshëm fituese e këtyre zgjedhjeve, nga kjo ju garantoj se 21shi shqiptarë do jetë pozitë në Bujanoc.
Kërkoj nga ju kësaj rradhe që të votoni me mendje të shëndosh, mos u ndikoni prej askujt, respekto të gjithë por voto më të mirin, le të shkoj vota juaj përtej bindjeve politike, përtej hatrit dhe inatit, voto shlirë e mirë, atëherë bëje më të mirën për veten, familjen, shoqërinë dhe vendin tënd.
Sot ju them atë që vetëm e dini sepse gjithë e kam thënë, nëse një votë “ama të vetmen një votë” e kanë më shumë rivalët tanë politik nga rradhët e shqiptarëve un do t’ia uroj dhe do t’i jem përkrahës i tyre parezervë për ti sjellur ditët e mira, por të njejtën kërkoj anasjelltas edhe nga ata për #Ditëtëmiraqëpovijnë.
I tillë jam dhe do të mbetem, i juaji Nagip Arifi.

Postimi i Arbër Pajazitit:

Unifikimin nuk mund ta bëjnë përçarësit, as egoistët, as egocentrikët, madje aq më pak ata që publikisht bëjnë thirrje për unifikim ndërsa ditë e natë punojnë për të kundërtën.
Unifikimi nuk duhet të lihet më në duart e atyre që nuk e kan bërë atë për njëzet vite.
Atë mund ta bëjnë ata që janë të gatshëm të bëjnë kompromise, ata që e dojnë vendin më shumë se karrigen.
Më 21 qershor, për 21 shqiptarë, voto listën me 21 kandidatë, VOTO numrin 7.

COMMENTS