HomeShoqëri

Tërrnocasi Adem Hasani ndihmon popullin e Ukrainës

Adem Hasani nga Tërrnoci i cili që nga paslufta vepron në Kosovë, sot ka dhuruar një donacion për popullin e Ukrainës, vlera e të cilit kalon shif

Remzi Ejupi premton 1000 teste Covid-19 për Luginën
Manifestimi në Prohor Pçinjski: Nga pushteti lokal asnjë i ftuar
MUSTAFI: KONTESTIMIT TË NUMRIT SHQIPTARËVE PO I VIE FUNDI

Adem Hasani nga Tërrnoci i cili që nga paslufta vepron në Kosovë, sot ka dhuruar një donacion për popullin e Ukrainës, vlera e të cilit kalon shifrat e 71.000 euro.

Donacioni përbëhet nga pajisjet medicinale të cilat shërbejnë kryesisht për kirurgji.

Për në shtetin e Ukrainës pajisjet në fjalë do të nisen bashkë me kontingjentin e ndihmave nga Kosova të cilat po i grumbullon KFOR-i.

Ndryshe, vet veprimtaria e Adem Hasanit që prej vitit 1999 përkon me farmacinë.

Ai është pronar i dy barnatoreve në Prishtinë, “Dreni Pharm” si dhe një depoje nga e cila bënë furnizime me medikamente dhe pajisje tjera shëndetësore anembanë Kosovës.

Vet Hasani thotë se nuk do të ndalet me kaq.

Duke parë nevojat e popullit ukrainas ai e ka në plan që pas një kohe të dërgoj edhe një donacion tjetër.

 

COMMENTS