Foto ilustrim Pasditën e djeshme është tentuar të grabitet marketi „Edi“, në rrugën „15 nëntori“, në Preshevë. Një person i maskua
Foto ilustrim
Pasditën e djeshme është tentuar të grabitet marketi „Edi“, në rrugën „15 nëntori“, në Preshevë.
Një person i maskuar, refugjat me qëndrim në kampin e stacionit hekurudhor në Preshevë, ka kërcënuar me thikë pronaren e marketit në fjalë në tentim për grabitje, shkruan Blic Presheva, transmeton FOLonline.
Bashkëshorti i zonjës së sulmuar, Besnik Nuhiu, i ka thënë mediumit se grabitësi ka kërkuar që të hapet kasaforta, me ç’rast ajo ka filluar të bërtasë ndërsa në ndihmë i vie punëtorja nga furra e afërt e bukës.
Foto: Besnik Nuhiu (Blic Presheva)
Ky rast ka sjellur frikë dhe shqetësim psikologjik tek bashkëshortja e Besnikut.
Ndryshe, ky market është plaçkitur edhe dy herë më parë nga ana e refugjatëve me qëndrim në Preshevë.
Për rastin është njoftuar edhe policia.
COMMENTS