Deklarata e liderit të SNS-it, Nenad Mitroviq, dhënë portalit „Bujanovaçke“ se PVD e Shaip Kamberit është kundërshtare e përfshirjes së serbëve në k
Deklarata e liderit të SNS-it, Nenad Mitroviq, dhënë portalit „Bujanovaçke“ se PVD e Shaip Kamberit është kundërshtare e përfshirjes së serbëve në koalicion, nuk ka mbetur pa u komentuar në kampusin politik shqiptarë të komunës së Bujanocit.
Të kontaktuar nga FOLonline, dy figura përbrenda kryesisë së PVD-së, përkatësisht APN-së, kanë shfaqur pikëpamjet e tyre aktuale për funksionimin e koalicionit qeverisës lokal.
Pa dashur të zbulojnë identitetin e tyre, nga taborret e dy subjekteve politike shqiptare thonë se janë për t’u rrespektuar në plotëni Marrëveshja e Tiranës e arritur me ndërmjetësimin e kryediplomatit shqiptar, Gent Cakaj.
„ Ne jemi për rrespektimin e tërë Marrëveshjes, pikë për pike. Nuk është në agjendën tonë „ çështja SNS „. Nuk e dijmë nga ky konkludim i Mitroviqit „, thonë nga kryesia e PVD-së
Në pyetjen e FOLonline se mos mund të jetë ky një konstatim i ndonjërit prej partnerëve të kaolicionit, burimi nga PVD nuk e ka përjashtuar një mundësi të tillë.
„ Kjo edhe mund te jetë e vërtetë. Ne nuk kemi pasur takime me SNS-në, e nëse dikush nga partnerët tanë ka pasur kontakte, ndoshta edhe i ka përcjellur një mesazh të tillë „, ka thënë burimi brenda PVD-së.
Ndërkohë, edhe në APN thonë se janë për rrespektimin e Marrëveshjes së Tiranës.
„ Nëse dikush ka qenë që nga fillimi për një Marrëveshje të tillë, kemi qenë ne. Bile kemi sakrifikuar shumë, përfshirë edhe dëmtimet vetanake në subjekt, që pa ndonjë interes dhe pozitë të theksuar të vie te kjo marrëveshje „, thotë burimi brenda APN-së.
Por, bashkëbiseduesi ka theksuar se partnerët e koalicionit PD dhe PVD kanë nisur t’i bëjnë hilet e para ndaj partnerëve të koalicionit.
„ Përveç që nuk kanë sinqeritet mes veti, këto dy subjekte si rrjedhojë e pangopësisë së apetiteve të veta karrieriste kanë filluar të shkelin disa pika të Marrëveshjes në raport me APN-në „.
Në pyetjen e FOLonline se si do t’i përgjigjen këtyre hileve të pretenduara, në APN thonë se i kanë mekanizat e tyre që mund t’i vënë në funksion, por fillimisht do t’i drejtohen partnerëve të koalicionit me vërejtjet që kanë në raport me qeverisjen e deritanishme.
Kujtojmë se njëra nga pikat e Marrëveshje për koalicionin në Bujanoc parasheh edhe përfshirjen e subjekteve politike serbe në koalicion, por për këtë duhet dakordim i gjithë nënshkruesve të subjekteve shqiptare.
COMMENTS