HomeAktuale

Takim i Kryetarit të Bujanocit me Ambasadorin e ri të OSBE-së dhe Komesarin e Lartë për Pakica

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, zhvilloi një takim me Ambasadorin e ri të OSBE-së në Serbi, z. Marcel Peško, dhe me Komesarin e l

Fjala e redaktorit: Emërimi i Ragmi Mustafit- mes kapacitetit profesional dhe sfidës së perceptimit politik
Bujanoci me doktor të ri të shkencave juridike
Pajaziti në Tiranë për bashkëpunimin ekonomik dhe mbështetjen në arsim, kulturë, sport, inovacion….

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, zhvilloi një takim me Ambasadorin e ri të OSBE-së në Serbi, z. Marcel Peško, dhe me Komesarin e lartë për pakica, z. Kristof Kamp.

Gjatë takimit, kryetari Pajaziti falënderoi ambasadorin për marrjen e detyrës së re dhe i uroi sukses në mandatin e tij, duke vlerësuar gjithashtu kontributin shumëvjeçar të Misionit të OSBE-së në Luginë, sidomos në mbështetje të proceseve demokratike, forcimin e institucioneve dhe avancimin e të drejtave të pakicave.

Në bisedën me mysafirët, u diskutuan çështjet më preokuptuese për qytetarët e Bujanocit dhe të gjithë Luginës, duke përfshirë:

  • pasivizimin e adresave, i cili ndikon drejtpërdrejt në të drejtat themelore të shqiptarëve;
  • mosnjohjen e diplomave, që vështirëson punësimin e të rinjve dhe lëvizjen e lirë;
  • ngecjet në zhvillim ekonomik dhe investime, të cilat frenojnë progresin e komunës;
  • integrimin real të shqiptarëve në institucionet shtetërore.

Kryetari Pajaziti dhe mysafirët shprehën gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin dhe për të punuar që këto çështje të marrin vëmendjen e duhur në nivel qendror.

Takimi u vlerësua si konstruktiv dhe shpresëdhënës për hapa të rinj në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe forcimin e pozitës së Luginës.

COMMENTS