HomePolitikë

Anulohen zgjedhjet në Tërrnoc

(Foto: KRZ printscreen) Komisioni Republikan Zgjedhor-KRZ ka vendosur sot që të anulojë zgjedhjet e 28 prillit në Tërrnoc. Me këtë rast, ësh

Mulla “Sula”: 800 të rinj po presin viza, kjo është alarmante për vendin tonë
Tërnoci dhe Lugina kalojnë në Rrethin e Tretë të Kupës
Zv/kryetari Shaqiri në Çanakala të Turqisë

(Foto: KRZ printscreen)

Komisioni Republikan Zgjedhor-KRZ ka vendosur sot që të anulojë zgjedhjet e 28 prillit në Tërrnoc.

Me këtë rast, është aprovuar ankesa e Partisë Socialiste të Serbisë-SPS ndaj vendimit të Komisionit Komunal Zgjedhor në Bujanoc i cili parprakisht kishte hedhur poshtë vërejtjen e tyre për përsëritjen e zgjedhjeve, shkruan FOLonline.

Vendimi i sotëm i KRZ-së paraqet shkallën e dytë të vendosjes derisa duhet pritur nëse ndonjëra nga palët, në këtë rast, Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës të paraqes ankimim në Gjykatën Administrative e cila përbën shkallën përfundimtare të vendosjes në procesin zgjedhor.

Kujtojmë se kjo gjykatë kishte vendosur për përsëritjen e zgjedhjeve parlamentare në vendvotimin nr. 6 në Tërrnoc.

Votimet qenë përsëritur më 28 prill me ç’rast KLSH kishte siguruar votat e mjaftueshme për të siguruar një mandat në parlament.

 

COMMENTS