HomeAktuale

Takim i ushtruesit të detyrës së drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues dhe shefit të Departamentit Politik të Delegacionit të BE-së

Njoftimi i plotë: Në takim u shqyrtuan temat kyçe me rëndësi për jugun e Serbisë, bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar të Pakicës Kombëtare Shqip

Shqipëria po insiston për koalicion gjithshqiptar në Bujanoc
Kamberi drekë pune me Ambasadorin e OSBE-së
Ku janë, ç’farë po bëjnë?

Njoftimi i plotë:

Në takim u shqyrtuan temat kyçe me rëndësi për jugun e Serbisë, bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar të Pakicës Kombëtare Shqiptare, zbatimi i Planit me Shtatë Pika, çështjet e arsimit dhe teksteve shkollore, si dhe problemi i pasivizimit të adresave.

Nenad Mitrović theksoi nevojën për vazhdimin e dialogut me Këshillin Kombëtar të Pakicës Kombëtare Shqiptare dhe institucionet relevante, duke nënvizuar se bashkëpunimi është i domosdoshëm për zgjidhjen e çështjeve me rëndësi për pakicën kombëtare shqiptare.

Fischinger u interesua për zhvillimet aktuale në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, përfshirë funksionimin e institucioneve lokale dhe dinamiken e proceseve të rëndësishme për jetën e përditshme të qytetarëve. Ai theksoi rëndësinë e monitorimit të këtyre proceseve dhe të shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se vazhdimi i dialogut institucional është kyç për përmirësimin e kushteve të jetës së qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Burimi: Shërbimi i Trupit Koordinues

COMMENTS