HomeNë fokus

Vendimi për targa, a do të ketë lehtësime për qytetarët e Luginës?

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se vendimi për të obliguar personat me targa të Serbisë që të pajisen me

Prej sonte kafiteritë dhe restorantet mund të punojnë deri në 23.30
NËSE KY NJERI NUK DO EKZISTONTE, DO DUHEJ SHPIKUR
Arifi takon këshilltarët e presidentit Meta

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se vendimi për të obliguar personat me targa të Serbisë që të pajisen me targa të përkohshme të Kosovës është legjitim.

I pyetur se a do të ketë lehtësime për qytetarët e Luginës, ministri tha se “ky vendim ka të bëjë me qarkullimin me targa të shtetit të Serbisë, shumë shpejt, në një kohë të përshtatshme, do të ketë mekanizma tjerë të cilat do të kompensojnë çfarëdo dëmi që i bëhet bashkëkombësve tanë nga Presheva dhe Bujanoci e Medvegja”.

Tutje, ministri tha se gjendja e sigurisë është e qetë dhe Policia e Kosovës ka marrë masat e duhura. Poashtu në gjuhën serbe me pakë fjalë i është drejtuar qytetarëve serbë që të mos bllokojnë rrugët.

“Njësoj sikurse sot, edhe nesër, serbët kanë të drejtën e lëvizjes dhe janë të mbrojtur me Kushtetutën e ligjet e Kosovës. Ftoj serbët që të mos bllokojnë rrugët. Të angazhohemi së bashku për të mirën e të gjithëve”, tha Sveçla.

COMMENTS