HomeNë fokus

Takim i Ambasadorit Bardhyl Canaj me Ambasadorin e ri të Bullgarisë në Serbi

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Beograd, Bardhyl Canaj, priti sot në ambientet e përfaqësisë diplomatike Ambasadorin e ri të Bullgarisë n

Vazhdohen mandatet e drejtorëve
PVD: Kabineti i kryetarit të komunës me rol destruktiv; Salihi: Kur keni probleme të brendshme ju gjithnjë viktimizoheni
Nagip Tashi i gatshëm për ekspozitën e nesërme

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Beograd, Bardhyl Canaj, priti sot në ambientet e përfaqësisë diplomatike Ambasadorin e ri të Bullgarisë në Serbi,  Angel Angelov.

Sipas njoftimit të Ambasadës, gjatë takimit u zhvillua një bashkëbisedim konstruktiv mbi avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, zhvillimet aktuale politike në Serbi, si dhe statusin e minoriteteve shqiptare dhe bullgare në këtë vend. Po ashtu, u diskutua për situatën në Ballkanin Perëndimor, perspektivën e integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian dhe çështje të gjeopolitikës ndërkombëtare.

Takimi konfirmoi interesin e përbashkët për thellimin e dialogut dhe bashkëpunimit rajonal në funksion të stabilitetit dhe integrimit evropian, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

COMMENTS