Deputeti Shaip Kamberi ka marrë pjesë mëngjesin e sotëm në ceremoninë tradicionale të “Lutjeve Kombëtare në Washington”, në prani të Presidentit t

Deputeti Shaip Kamberi ka marrë pjesë mëngjesin e sotëm në ceremoninë tradicionale të “Lutjeve Kombëtare në Washington”, në prani të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, Sekretarit të Luftës Pete Hegseth dhe Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson.
Ceremonia, e cila ndërthur reflektimin shpirtëror me përgjegjësinë publike, u shoqërua me mesazhe që theksojnë rëndësinë e unitetit, lirisë dhe vlerave të përbashkëta. Presidenti Trump u shpreh se “We are one people, under one God, united by our shared values”, duke nënvizuar rolin e këtyre parimeve në jetën publike. Ndërkaq, Sekretari Hegseth deklaroi se “Freedom is never guaranteed, it must be protected by people of conviction and character”, duke vënë theksin te përgjegjësia dhe përkushtimi i vazhdueshëm për mbrojtjen e lirisë dhe dinjitetit.
Sipas Kamberit, pjesëmarrja në këtë ceremoni shpreh angazhimin për mirëkuptim, respekt reciprok dhe bashkëpunim ndërmjet komuniteteve të ndryshme fetare dhe kulturore. Ai theksoi gjithashtu se kjo ngjarje përbën një mundësi të rëndësishme për forcimin e lidhjeve me miqtë amerikanë dhe për të sjellë në vëmendjen e qarqeve më të larta ndërkombëtare çështjet që prekin shqiptarët e Luginës së Preshevës.

COMMENTS