HomeAktuale

Lutfiu: Përfaqësuesit e institucioneve të sqarojnë ftesat për evidencën ushtarake

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar rreth ftesave për regjistrim në evidencën ushta

Pritje në kufijtë me Serbinë, reagime në Luginë dhe Kosovë
Kamberi: Vetëm SHBA mund ta detyrojnë Vuçiqin ta njoh Kosovën
Takim me tensione në Preshevë, për një moment Arifi i PD-së del nga kontrolli

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar rreth ftesave për regjistrim në evidencën ushtarake, të cilat po u dërgohen të rinjve shqiptarë në Luginë të Preshevës.

Sipas informacioneve që ai citon, disa familje po i kthejnë mbrapsht ose nuk po i pranojnë fare këto ftesa, duke i perceptuar ato si thirrje për shërbim ushtarak. Lutfiu vlerëson se një veprim i tillë mund të ketë pasoja serioze ligjore dhe administrative për qytetarët.

Ai paralajmëron se mospranimi i ftesave mund t’i japë “arsye teknike” institucioneve shtetërore që, përveç gjobave, të ndërmarrin masa të tjera ndëshkuese, përfshirë edhe pasivizimin e adresave të banimit, praktikë që – sipas tij – ka ndodhur edhe në të kaluarën.

Në këtë kontekst, Lutfiu bën thirrje që Këshilli Kombëtar Shqiptar, deputeti popullor, si dhe komunat e Bujanocit dhe Preshevës, të dalin me një njoftim të përbashkët zyrtar për të sqaruar konfuzionin dhe për t’i informuar qartë qytetarët mbi natyrën e këtyre ftesave dhe detyrimet ligjore që rrjedhin prej tyre.

Gjobat:

Sipas legjislacionit në fuqi në Serbi, mosparaqitja për regjistrim në evidencën ushtarake ose mosrespektimi i thirrjes së organit territorial kompetent, pa arsye të justifikuar, përbën kundërvajtje. Ligji parasheh dënim me gjobë nga 10.000 deri në 50.000 dinarë, ose dënim me burg deri në 60 ditë, për rekrutët apo personat në rezervë që nuk i përgjigjen ftesës në kohën dhe vendin e caktuar, si dhe për ata që nuk paraqiten për të marrë miratim për qëndrim jashtë vendit më të gjatë se gjashtë muaj.

 

COMMENTS