HomeNë fokus

Staroviq nga MPJ e Serbisë: Iniciativa e shqiptarëve nga jugu e prirur për dështim  

Sekretari shtetëror në  Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, Nemanja Staroviq, ka deklaruar se duke pasur parasysh procedurën ekzistuese mbi

Pasaportat më nuk do të vulosen
APN fiton zgjedhjet në Preshevë
Imami që për 30 vjet s’ju nda xhematit

Sekretari shtetëror në  Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, Nemanja Staroviq, ka deklaruar se duke pasur parasysh procedurën ekzistuese mbi bazën e së cilës funksionon Këshilli i Sigurimit i OKB-së, çdo iniciativë që do të tematizonte apo vendoste në rend dite qëndrimin e minoritetit shqiptar në Serbi është e e prirur për të dështuar, shkruan Tanjug, transmeton FOLonline.

Staroviq i bëri këto komente pas njoftimit të delegacionit të përfaqësuesve politik nga Lugina të cilët pas takimit me ambasdorin e Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, theksuan se çështja e shqiptarëve nga ky rajon do të ngritet edhe në nivelin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Sekretari shtetëror ka thënë se kjo çështje nuk mund të ngritet në Këshillin e Sigurimit ngase procedurat nuk e lejojnë një gjë të tillë.

Javën e kaluar Shqipëria mori për herë të parë presidencën njëmujore të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

COMMENTS