HomeKoronavirusi

Kush mund të punojë deri në ora 21:00?

NJOFTIM I RI I SHTABIT PËR SITUATA TË JASHTËZAKONSHME Orari i punës i tregtisë me pakicë në territorin e Republikës së Serbisë në bazë të vendi

Gent Cakaj vizitë treditore në Luginë
Kamberi kërkon që nëse ndryshojnë kufijtë, Lugina e Preshevës të jetë e tëra me Kosovën
Pastrohet deponia e egër në dalje të Tërnocit

NJOFTIM I RI I SHTABIT PËR SITUATA TË JASHTËZAKONSHME

Orari i punës i tregtisë me pakicë në territorin e Republikës së Serbisë në bazë të vendimeve dhe rekomandimeve të fundit të Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Shtabit të krizave duhet organizuar në bazë të këtyre parimeve:

1. E hënë – e diele prej ora 05.00 deri më 21.00

2. Tregtarët me pakicë të produkteve ushqimore të cilat gjenden në kuadër të qendrave tregtare mund të punojnë deri në ora 21, nëse për to ka hyrje të veçantë dhe nëse janë vendosur barrierat fizike të cilat pengojnë hyrjen e konsumatorëve në pjesët e tjera të qendrës tregtare.

3. Në shitoret, objektet e shitjes me pakicës dhe shumicë është i kufizuar qëndrimi në të njëjtën kohë i personave – konsumatorëve në to, ashtu që në çdo 4m2 të sipërfaqes së shfrytëzueshme mund të qëndrojë një person – konsumator, me atë që distanca minimale fizike mes konsumatorëve dhe me personat e tjerë në objektet e shitoreve me pakicë dhe shumicë të jetë minimum 1.5 metra. Personeli i shitoreve, objekteve me pakicë dhe shumicë duhet patjetër të bartin maskën mbrojtëse në mënyrën e paraparë (ashtu që maska të mbulojë gojën dhe hundën);

4. Subjektet ekonomike që ushtrojnë veprimtari me pakicë dhe shumicë janë të obliguar që në hyrje të objektit në të cilin e ushtrojnë veprimtarinë ta bëjnë të ditur sipërfaqen dhe numrin e personave që mund të jenë brenda objektit;

5. Subjektet ekonomike që ushtrojnë veprimtari me shumicë dhe pakicë janë të obliguar që para hyrjes në objekte ta vendosin një numër të kufizuar karrocash, përkatësisht shportash për blerje ashtu që numri i tyre të mos jetë më i madhë se numri i personave që mund të hyjnë brenda objektit në të njëjtën kohë, dhe që pas çdo përdorimi të bëhet dezinfektimi i dorëzave të karrocave dhe shportave;

6. I rekomandohet të gjithë personave që presin për t’u shërbyer me rastin e blerjes së produkteve ushqimore nga objektet përmes të cilave bëhet shitja e ushqimit përmes sportelit, para shitoreve, bankave dhe postës, mbajtja e distancës fizike prej së paku 2 metra, krahas përdorimit të obliguar të maskës mbrojtëse.

COMMENTS