Qeveria e Serbisë ka miratuar një konkluzion që Ministria e Shëndetësisë të ndërmarrë të gjitha masat në kompetencë të saj me qëllim të punësimit
Qeveria e Serbisë ka miratuar një konkluzion që Ministria e Shëndetësisë të ndërmarrë të gjitha masat në kompetencë të saj me qëllim të punësimit të 100 të diplomuarve më të mirë të fakulteteve të mjekësisë në institucionet shëndetësore në vend, thuhet në njoftimin e qeverisë, transmeton FOLonline.
„Qeveria thekson se në këtë mënyrë mbështet studentët më të suksesshëm që kanë arritur rezultate të jashtëzakonshme shkencore dhe akademike me njohuritë dhe punën e tyre dhe u mundëson që të vazhdojnë trajnimin e tyre në fushën e mjekësisë në kuadër të sistemit shtetëror shëndetësor.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt parandalimit të largimit të mjekëve të rinj nga vendi dhe në të njëjtën kohë duke kontribuar në zhvillimin e mëtutjeshëm të mjekësisë në Serbi“, thuhet në njoftim pas seancës së qeverisë.
Nga ky vendim, pritet të shihet se a do të përfitojë edhe ndonjë kuadër nga Bujanoci dhe Presheva.
Siç dihet, pjesa dërmuese e kuadrove shqiptarë kanë të mbaruar fakultet jashta territorit të Serbisë ndërsa problem kyç edhe më tej paraqet nostrifikimi i diplomave.
Kujtojmë se dy institucuonet shëndetësore, shtëpitë e shëndetit në Bujanoc dhe Preshevë udhëhiqen nga kuadro serbë ndërsa shumicën e popullsisë në këto dy komuna e përbëjnë shqiptarët.
Prej disa vitesh, shtëpitë e shëndetit nga kompetencat e pushtetit lokal kanë kaluar në ingerenca të pushtetit qendror.
COMMENTS