HomeAktuale

Sot është “ Dita e romëve”, flamuri në ndërtesën e komunës, pritje dhe urim nga kryetari Pajaziti

Komuniteti romë sot shënon ditën e tyre. Ngjashëm po ndodh edhe në Bujanoc. Përfaqësuesit e tyre janë pritur nga kryetari Arbër Pajaziti. Nd

Tërnoci me tre pikë të reja
Boske: Protesta kundër pushtetit lokal, Kamberi: Po të varej nga pushteti lokal nuk do t’i kishim këto probleme
“ Nëse ju rekomandojnë mjekët, shkoni në spital “

Komuniteti romë sot shënon ditën e tyre. Ngjashëm po ndodh edhe në Bujanoc.

Përfaqësuesit e tyre janë pritur nga kryetari Arbër Pajaziti.

Ndërkohë, lideri i romëve të Bujanocit, Adem Salihi, ka vendosur flamurin e kësaj bashkësie etnike në ndërtesën e komunës.

Kryetari Pajaziti ka uruar romët lidhur me këtë ditë festive.

Postimi i Pajazitit:

“Bahtalo 8-to april dive e Romengoro”

Me rastin e 8 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Romëve, shpreh urimet më të përzemërta për të gjithë qytetarët e komunitetit rom. Kjo ditë tregon rëndësinë e barazisë, respektit dhe përfshirjes së plotë të këtij komuniteti në jetën shoqërore, kulturore dhe institucionale. Të bashkuar në diversitet, ndërtojmë një shoqëri më të drejtë dhe më gjithëpërfshirëse për të gjithë.

COMMENTS