HomeKronikë

Skandaloze: Të dyshuarit për grabitjen e parë të artarit në Tërnoc kanë 86 vepra të kryera vetëm në Kosovë

Pasi u bë publik identiteti i të dyshuarve A. E. (1985) dhe A. E. (1986) për grabitjen e pronarit të artarisë nga Tërnoci, më datë 24 gusht të vit

Caktohet seanca e tretë e KK të Bujanocit
Shaqiri:Shqiprim Arifi ende po vazhdon të jetë makthi më i madh i partive politike dhe politikanëve si brenda dhe jashtë Luginës.
Kërkesë për hapjen e paraleles së albanologjisë në Luginë

Pasi u bë publik identiteti i të dyshuarve A. E. (1985) dhe A. E. (1986) për grabitjen e pronarit të artarisë nga Tërnoci, më datë 24 gusht të vitit të kaluar, në sipërfaqe kanë dalë edhe shumë detaje tjera me interes për publikun.

Burime brenda policisë së Kosovës kane thënë për FOLonline se vendbanimi i saktë i të dyshuarve është fshati Çikatovë e vjetër i komunës së Drenasit (Gllogovcit).

Sipas kallëzimit penal të Stacionit Polior në Bujanoc dhe aktakuzës së konfirmuar nga Prokuroria e Lartë Publike në Vranjë që të dy (djem të axhës) kanë qenë të përfshirë në grabitjen e pronarit të artarisë nga Tërnoci R. F. në datën e sipërpërmendur.

Të dyshuarit janë të njohur një kohë të gjatë edhe për policinë e Kosovës.

Nga ky institucion i kanë thënë FOLonline se vetëm brenda territorit të Kosovës ata dyshohen për kryerjen e 86 veprave, qoftë penale nga më të rëndat e deri tek ato për kundërvajtje.

Megjithatë, për momentin as A. E. i njohur me nofkën „pashteta“ e as kushëriri i tij, nuk janë të kapshëm për organet kosovare ngase ndodhen në arrati.

Sipas policisë, veprat e tyre përkojnë që nga rrahjet e deri tek kanosjet me armë, shantazhet dhe vjedhjet e rënda.

Ndërkohë, siç kemi njoftuar, ndaj tyre fletarrest ndërkombëtar ka lëshuar edhe Serbia ndërsa së shpejti në Gjykatën e Qarkut në Vranjë do të fillojë gjykimi në mungesë.

 

COMMENTS