HomePolitikë

Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutë për Luginën

Kuvendi i Kosovës miratoi Rezolutën për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc Kryetarja e

Qveria e Kosovës ndanë 50.000 euro për KKSH-në
Turqia dhuron autoambulancë për Bujanocin
Takim në Beograd për projekte konkrete në Bujanoc

Kuvendi i Kosovës miratoi Rezolutën për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar sot Rezolutën për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj komunitetit shqiptar në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, në përputhje me standardet evropiane.

Sipas saj, ky vendim përfaqëson një hap të rëndësishëm në rrugën e përkushtimit të vazhdueshëm institucional ndaj bashkëkombësve në Luginën e Preshevës, duke synuar forcimin e mbështetjes për të drejtat, dinjitetin dhe mirëqenien e tyre.

“Përmes këtij angazhimi, synojmë të qëndrojmë pranë tyre, të mbështesim të drejtat dhe dinjitetin e tyre, si dhe të thellojmë bashkëpunimin që kontribuon në zhvillim, barazi dhe integrim të plotë shoqëror”, ka theksuar Haxhiu.

Ajo shtoi se kjo rezolutë përçon një mesazh të qartë të solidaritetit dhe përgjegjësisë shtetërore ndaj shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, duke ritheksuar rëndësinë e përkujdesjes institucionale dhe mbështetjes konkrete për Luginën e Preshevës.

COMMENTS