Aleksandar Vulin nuk ka të ndalur me gjuhën e tij fyese ndaj shqiptarëve. Edhepse ka ndrruar postin ministror duke kaluar nga mbrojtja në polici, i
Aleksandar Vulin nuk ka të ndalur me gjuhën e tij fyese ndaj shqiptarëve.
Edhepse ka ndrruar postin ministror duke kaluar nga mbrojtja në polici, ish-bashkëpunëtori i Mira Markoviqit vazhdon të përdor terma fyes për shqiptarët duke i quajtur “ šiptari”.
Së fundmi një gjë të tillë e ka bërë në transmetuesin publik- RTS.
Lidhur me fyerjet e tij ka reaguar deputeti, Shaip Kamberi.
Përmes një deklarate me shkrim, Kamberi ka thënë se personaliteti i Vulinit më së miri tregon në çfarë shkalle ka arritur shteti serb.
Postimi i Kamberit:
Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Serbisë, z.Aleksandër Vulin vazhdon ta përdor me krenari termin pezhorativ “šiptari” për shqiptarët.
Problemi nuk është se po ndjehem i ofenduar si shtetas i përkatësisë kombëtare shqiptare. Sepse nuk mund të ndjehesh i ofenduar nga dikush që nuk ka dinjitet.
Problemi është se z.Vulin tregon se nuk e respekton vetë shtetin e Serbisë dhe ligjet e saj. I kujtojmë z.Vulin se të gjitha dokumentet zyrtare të Republikës së Serbisë emërtojnë shqiptarët si “Albanci”.
Paramendoni, Ministri i Brendshëm që nuk i përfill ligjet e shtetit, terminologjinë zyrtare. Prandaj, z.Vulin është sot një nga simbolikat më të mira se ku është katandisur Serbia së sotme.
Pa e harruar faktin se duke e përdorur gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve, z.Vulin dëshmon se nuk shqetësohet për reagimin që prodhon gjuha e tij, në përditshmërinë e qytetarëve serbë që jetojnë në mjediset e përziera me shqiptarët.
Por natyrisht se z.Vulin nuk shqetësohet për fatin e Sllavicës dhe Draganit që bashkëjetojnë me shqiptarët. Ata dëshiron vetëm t’i shfrytëzojë për pushtetin e tij, duke e aktruar patriotin serbomadh nga restorantet luksoze të Beogradit.
COMMENTS