HomeNë fokus

Thyhet selia e LPD-së në Bujanoc

Në orët e hershme të mëngjesit, nga persona të panjohur, është thyer selia e Lëvizjes së Progresit Demokratik-LPD në qendër të Bujanocit. Me kë

Pamje e frikshme: Bie betoni në qendër të Bujanocit, dikush mund të pësojë rëndë(video
Pritje në kufijtë me Serbinë, reagime në Luginë dhe Kosovë
Kamberi: E habitshme se si kriminelët serbë në Beograd dalin lirshëm nëpër emisione televizive

Në orët e hershme të mëngjesit, nga persona të panjohur, është thyer selia e Lëvizjes së Progresit Demokratik-LPD në qendër të Bujanocit.

Me këtë rast është thyer xhami ku ishte vendosur posteri i themeluesit të LPD-së, Jonuz Musliu, si dhe është dëmtuar inventari në brendi të zyres.

Pas kësaj ngjarje ka reaguar vet subjekti politik

Reagim ndaj sulmit të Selisë së LPD-së në Bujanoc

Lëvizja e Progresit Demokratik në Bujanoc dënon ashpër sulmin që është bërë ndaj liderit historik të LPD-së dhe selisë së saj në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes më datë 17 shkurt 2022.
Ky sulm vjen pikërisht në këtë ditë të madhe për gjithë shqiptarët, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, ku lideri historik i LPD-së, z.Jonuz Musliu ka dhënë një kontribut të veçantë e të madh si në Luftën për Çlirimin e Kosovës por edhe për zgjidhjen e statusit politik të Kosovës që epilogu i saj ishte Pavarësia më 17 shkurt 2008.
Ky sulm me prapavijë politike sigurisht se po bëhet ndaj LPD-së si një faktor i rëndësishëm i ruajtjes së substancës kombëtare shqiptare në trojet e Luginës së Preshevës.
Ky veprim dhe ky sulm po vjen edhe pikërisht nga nxitja, artikulimi, presioni dhe padrejtësitë që janë bërë në vazhdimësi nga regjimi i Beogradit ndaj shqiptarëve të Luginës.
Ne tashmë i kemi njoftuar organet e rendit nga ku i bëjmë thirrje autoriteteve ligjore që të zbardhin ngjarjen dhe të vendosin autorët përpara përgjegjësisë dhe të dëshmojnë drejtësinë e tyre që kanë ndaj shqiptarëve.

Më 17.02.2022
Në Bujanoc
LPD

COMMENTS