HomeNë fokus

Sinani në Ambasadën e Kosovës në Bruksel

Këshilltarja e kryeministrit Kurti për Luginë, Ardita Sinani, gjatë vizitës në Bruksel ka takuar ambasadorin e Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami.

MYSAFIRËT NGA PROKUPLA NDESHJEN NË TËRRNOC E KANË „PËR JETË A VDEKJE“
Vuçiqit i „ djeg „ shumica shqiptare në Bujanoc
Fejtoni: Një tregim serbo-shqiptar: Reflektimet e krizës jugosllave (Pjesa 16)

Këshilltarja e kryeministrit Kurti për Luginë, Ardita Sinani, gjatë vizitës në Bruksel ka takuar ambasadorin e Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami.

Lidhur me takimin, Sinani ka shkruar në Facebook.

Në Bruksel takova Ambasadorin SH.T. Agron Bajrami.

Ishte një kënaqësi e veçantë të vizitoj ambasadën e Kosovës në Bruksel ku u prita me shumë respekt nga ambasadori SH.T Agron Bajrami.

Bashkëbiseduam për zhvillimet aktuale rreth Kosovës, por edhe për pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, të cilët mbetën të diskriminuar dhe të shtypur, gjë që konfirmohet edhe nga raportet e ndryshme zyrtare të instancave të Bashkimit Evropian dhe të administratave të njëpasnjëshme amerikane.

Harmonizimi i sotëm i standardeve të të drejtave të komuniteteve jo shumicë midis dy vendeve dialoguese, Kosovës dhe Serbisë, është në interes të paqes së nesërme midis tyre dhe jo vetëm.

Ambasadorin Bajrami dhe stafin e Ambasadës së Republikës së Kosovës e falënderova posaçërisht për kontributin dhe angazhimin e dhënë në këtë drejtim.

COMMENTS