HomeNë fokus

Gjirokastritët po qëndrojnë në Bujanoc

Kryetari i Bashkësisë së Gjirokastrës,Flamur Golemi, bashkë me një Trupë teatrore nga ky qytet po qëndrojnë në Bujanoc. Ata janë pritur sot nga

Shqiprim Arifi pritet nga Përparim Rama
Zgjedhja e gjyqtareve të reja në Bujanoc, Kamberi: Diskriminim ndaj pakicave
KKSH falenderon Ministrinë e Shëndetësisë për specializantët nga Lugina

Kryetari i Bashkësisë së Gjirokastrës,Flamur Golemi, bashkë me një Trupë teatrore nga ky qytet po qëndrojnë në Bujanoc.

Ata janë pritur sot nga drejtuesit e komunës, kryetari Nagip Arifi dhe zëvendësi i tij Shqiprim Musliu.

Lidhur me takimin Arifi është shprehur përmes Facebookut:

Sot pata nderin të mirëpres kryetarin e bashkisë së Gjirokastrës z.Flamur Golemi nga republika e Shqipërisë ku zhvilluam një takim vllazëror.

Në takim shkëmbyem informacionet mbi projektet e realizuara gjatë këtyre viteve, projektet të cilat janë në zhvillim si dhe për projektet e planifikuara. U dakorduam që në të ardhmen të thellojmë bashkëpunimin në mes komunës së Bujanocit dhe bashkisë së Gjirokastrës.

Në takim kërkova si kryetar i komunës së Bujanocit që shqipëria të ketë një vëmendje të veçant për shqiptarët e luginës së Preshevës.

COMMENTS