Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka parashtruar sot një varg pyetjesh në drejtim të (mos) unifikimit të faktorit p
Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka parashtruar sot një varg pyetjesh në drejtim të (mos) unifikimit të faktorit politik shqiptar në Bujanoc.
Pajaziti ka shprehur habinë me faktin se si është ftuar seanca konstituive e Kuvendit Komunal, ndërkohë që akoma nuk po publikohet se a ka koalicion apo jo?
I pari i APN-së në Bujanoc ka thënë se le të kuptohet se pas takimit midis PD-së dhe SNS-it ka një koalicion mes tyre, të cilit i’u është bashkangjitur edhe LPD.
Postimi i plotë i Arbër Pajazitit:
Ku po mbetet unifikimi i SHQIPTARËVE në Bujanoc ?
E thanë para zgjedhjeve, e thanë në fushatë, e thanë edhe pas zgjedhjeve:
Unifikimi i shqiptarëve në Bujanoc rreth një koalicioni të përbashkët është domosdoshmëri.
Por çfarë është ka ndodhë ?
Caktohet seanca për ditën e premte.
Sa e di unë, nuk ka marrëveshje midis të gjitha subjekteve politike shqiptare.
Të paktën, ALTERNATIVA nuk ka njohuri për këtë.
Ajo çka ne e dimë është se, sot Shaipi dhe Nagipi kanë qenë të ftuar në Tiranë, ku ky i fundit nuk ka udhëtuar, e në oret e drekës në zyrat e tij e ka pritur përfaqësuesin e SNS në Bujanoc, ku pas takimit është inicuar thirrja e seancës së kuvendit me nënshkrimet e PD-së dhe LPD-së.
Por caktimi i seancës le të kuptohet se ka një marrëveshje.
Nëse nuk është kështu le t’më demantojnë.
Apo ndoshta me qëllim po mbahet misterioze për të na “befasuar” në kuvend ku aty për aty do të propozohen funksionerët e rinj.
Ndoshta kjo ka pak rëndësi nga ajo thelbësorja: kush e prishi unifikimin e shqiptarëve, kush tradhtoi, kush u pozicionua ndryshe dhe PSE ?
Ne nuk kemi asnjë marrëveshje me askend dhe kjo është e papranueshme, ALTERNATIVA është konsistente në qëndrime dhe mbetemi në atë pikë.
Dëshiroj të besoj se akoma kemi kohë deri të premten: Mos ta rrezikojmë 21-in shqiptar se nuk na falet!
COMMENTS