HomePolitikë

Sinani akuzon Arifin, e quan Rrahman Morina 2.0

Këshilltarja e kryeministrit të Kosovës për Luginë, njëkohësisht kryetare e degës së PVD-së në Preshevë, Ardita Sinani, e ka krahasuar kryetarin e

Takimi Arifi- Mitroviq: A do të hyjë SNS në koalicion?
N.P. Komunalia: Rikthehet furnizimi i rregullt me ujë në Breznicën e Ulët
Fejtoni: Një tregim serbo-shqiptar: Katër ditë, tre incidente (pjesa 24)  

Këshilltarja e kryeministrit të Kosovës për Luginë, njëkohësisht kryetare e degës së PVD-së në Preshevë, Ardita Sinani, e ka krahasuar kryetarin e Preshevës  Shqiprim Arifin, me ish komunistin e kohës, Rrahman Morina.

Sinani ka thënë se Arifi nuk ka legjitimitet, por, siç është shpehur  ajo, deklaratat e tij kundër Qeverisë së Kosovës, po gjejnë hapësirë në mediumet serbe.

Postimi i Sinanit:

Kryetari në detyrë i Komunës së Preshevës edhe tash kur ka humbur krejtësisht legjitimitetin moral e politik, po vazhdon të jetë senzacion në lajmet e mediave në Beograd.

Është e turpshme kur lajmet në mediat e Serbisë fillojnë me citatin e Shqiprim Arifit për kryeministrin e Republikës së Kosovës.

Në anën tjetër Komuna e Preshevës, në të cilën Sh. Arifi është kryetar në detyrë, është defakto pa udhëheqje.

Po vazhdon të zhvatet çdo ditë me projekte ku punëkryes janë oligarkët e afërt me Arifin.

Është e pafalshme që Serbia ka rigjetur një vegël të ngjashme si Rrahman Morina, që e përdor dhe kontrollon për interesat e veta kundrejt Kosovës.

E ky Rrahman Morina 2.0 këto deklarata i bën çdo ditë për të mbuluar dështimin e tij në pushtetin lokal në Preshevë, por edhe për të defokusuar vëmendjen nga problemet reale.

Pikërisht në kohën kur vetëm Presheva diferencohet nga Vendimi i Qeverisë së Serbisë që të gjithë të punësuarit në periudhën me COVID 19 janë pajisur me vendime të përhershme të punës.

Por Sh. Arifi ka detyra dhe obligime tjera. Për të sulmuar padrejtësitë e Serbisë nuk janë e as kanë qenë në agjendën e tij.

 

COMMENTS