HomeAktuale

Shkurtimi i buxhetit për KKSH-në, reagon Bislimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Serbisë që t’i zvioglohet buxheti Kësh

Suspendohen nga puna 4 policë shqiptarë
Ndarja e mjeteve të Qeverisë së Kosovës: Reagojnë PD, LPD dhe PDSH
Thirje për regjistrim nga Ministria për Pakica e R. së Serbisë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Serbisë që t’i zvioglohet buxheti Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës.

“Kështu duket minoriteti më i diskriminuar në Evropë. Spastrimi etnik nëpërmjet metodave administrative, tash po vazhdohet edhe me shkurtimin e buxhetit të Këshillit Kombëtar Shqiptar. Por, ndoshta BE-ja ende nuk e sheh këtë si veprim të njëanshëm të Serbisë. Prandaj, nuk ka nevojë për përshtatje dhe nuk ka shqetësim për implikimet për popullatën shqiptare.

Kosova dënon padrejtësinë e Serbisë ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ne qëndrojmë të fortë dhe të vendosur për të luftuar për barazi dhe trajtim të drejtë”, ka shkruar Zëvendëkryeministri në platformën “X”.

COMMENTS