Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, e ka akuzuar këshilltaren e Qeverisë së Kosovës, Ardita Sinani, për siç ka thënë, skandalin e vje
Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, e ka akuzuar këshilltaren e Qeverisë së Kosovës, Ardita Sinani, për siç ka thënë, skandalin e vjedhjes së 100 mijë eurove nga buxheti.
Arifi është shprehur se, Ardita Sinani, nuk do ta kalonte testin në Agjencinë kosovare të intelegjencës për shkak të afërsisë me Vulinin.
Postimi i Arifit:
Këshilltarja e Kryeministrit, Ardita është e shantazhuar nga bashkëpunëtorët e saj në Beograd e sidomos nga Vulini. Po të hulumtojnë agjensionet e intelegjencës dhe sigurisë se Republikë së Kosovës, ajo nuk do ta merrte çertifikatën e sigurisë personale dhe rrjedhimisht nuk do të mund të dekretohej si këshilltare e kryeministrit!
Në dokumentin që po ndajë me qyetetarët e Republikës së Kosovë, shihet qartë se Ardita Sinani ka një padi për korrupsion pranë gjykatës së lartë të Serbisë në Nish, për skandalin e vjedhjes së mbi 100 mijë eurove nga buxheti i Komunës së Preshevës nga fondi për bujqësi dhe ndërrmarrësi.
Sidoqoftë, shpresoj që Qeveria e Republikës se Kosovës nuk i ofron asaj informacione të larta shtetërore sepse do të përfundojn tek Vulini 100%.
COMMENTS