HomeAktuale

Shqipëria po insiston për koalicion gjithshqiptar në Bujanoc

[ Dalëngadal po hyn në orën e tretë takimi në Tiranë midis përfaqësuesve të subjekteve politike shqiptare dhe ministrit në detyrë për Evropë dhe Punë

Edhe shtatë rrugë të asfaltuara në Lluçan dhe dy në Dobrosin
Kamberi pas zgjedhjes së Qeverisë serbe:Vazhdimsia e Serbisë problematike
Kamberi i reagon shumë ashpër Vuçiqit: I’a përmend edhe deklaratën për vrasjen e 100 boshanjakëve

[
Dalëngadal po hyn në orën e tretë takimi në Tiranë midis përfaqësuesve të subjekteve politike shqiptare dhe ministrit në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj.
Temë e vetme e këtij takimi është arritja e koalicionit gjithshqiptar në Bujanoc, raporton FOLonline nga Tirana.
Përballë kryediplomatit shqiptar ndodhen liderët e subjekteve politike, Shaip Kamberi-PVD, Nagip Arifi- PD, Arbër Pajaziti- APN, Shqiprim Musliu -LPD, me bashkëpunëtorët e tyre.
Para fillimit të takimit të përbashkët të caktuar në ora 13.30, Cakaj kishte takuar të vetëm kryetarin e PD-së, Nagip Arifin, i cili pas refuzimit të djeshëm, sot i’u ishte përgjigjur ftesës për takim.
Gjatë ditës së djeshme, sipas agjendës, takim me kryediplomatin Cakaj kishte zhvilluar kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi.
Në mbrëmje, takim me Gent Cakajn kishte pasur edhe kreu i LPD-së, Shqiprim Musliu, i cili siç mëson FOLonline ishte ftuar me urgjencë në Tiranë duke lënë kështu në „ lloç „ koalicionin paraprak me PD-në dhe SNS-in.
Burimet e FOLonline thonë se Cakaj dhe shteti shqiptar janë të vendosur që me ngulm të arrihet koalicioni gjithpërfshirës shqiptar në Bujanoc.
Takimi i sotëm ka lënë nën hije seancën e ftuar për nesër rreth konstituimit të Kuvendit Komunal të Bujanocit, e ftuar nga nënshkrimet e PD-së dhe LPD-së.
Varësisht nga rezultatet e bisedimeve të sotme, seanca në fjalë edhe mund të shtyhet.

COMMENTS