HomeShoqëri

Shpaloset  I ❤BU

Simboli i qytetit „I ❤BU“-„Unë e dua Bujanocin“ është përuruar sot në sheshin e qytetit, përball objektit të komunës. Kryetari i komunës, Nagip

Këto janë kërkesat e shqiptarëve për t’u bërë pjesë e qeverisë (dokument)
Kapet grupi i hajnave në Preshevë
Nenad Mitroviq: Nagip Arifi më ka gënjyer dhe e ka shkelur marrëveshjen

Simboli i qytetit „I ❤BU“-„Unë e dua Bujanocin“ është përuruar sot në sheshin e qytetit, përball objektit të komunës.

Kryetari i komunës, Nagip Arifi, dhe inicuesi për ndërtimin e tij, Nagip Tashi, shpalosën simbolin në Ditën e komunës si dhe në Ditën e Evropës.

„Me këtë simbol shprehim dashurinë për qytetin dhe komunën tonë, ndërsa idetë si kjo e z.Tashi do ta kenë gjithmonë mbështetjen e qeverisjes lokale“, u shpreh kryetari i komunës, Nagip Arifi.

Nga ana tjetër, iniuesi Nagip Tashi ka thënë se pa marrë parasysh si lexohet ky simbol,,Unë e dua Bujanocin”, apo ,, Ja volim Bujanovac” , ose ,,I love Bujanoc” me rëndësi është  mirëkuptimi me njëri- tjetrin.

„E falenderoj donatorin nga diaspora, Mensur Ibrahimin nga fshati Tërrnoc për projektin e dashnisë, vlera e së cilës kushtoi 1250€ ndërsa Agon Ademin për bashkëpunim në përpunimin e idesë, njëkohësisht edhe komunën e Bujanocit për përkrahje“ është shprehur Tashi.

 

 

COMMENTS