HomePolitikë

Shpallen rezultatet finale të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, shqiptarët me një mandat

Komisioni Republikan Zgjedhor-KRZ ka certifikuar sonte rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të zhvilluara më 17 dhjetor të vitit të kaluar. Lis

Në çerdhen “Gëzimi ynë” edhe dy paralele në gjuhën shqipe?
Presidentja Osmani priti në takim një delegacion nga Kuvendi Komunal i Bujanocit
Kryediplomati Cakaj takon deputetët nga Lugina

Komisioni Republikan Zgjedhor-KRZ ka certifikuar sonte rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të zhvilluara më 17 dhjetor të vitit të kaluar.

Lista zgjedhore “Beteja politika e shqiptarëve vazhdon-Shaip Kamberi “ edhe zyrtarisht ka fituar një mandat parlamentar i cili në bazë të renditjes dhe marrëveshjes paraprake të koalicionit do t’i takojë Shaip Kamberit, raporton FOLonline.

Ky do të jetë mandati i katërt i Kamberit në legjislativ.

Kjo listë ka siguruar votat e 13.501 votuesve apo 0,35 % prej tyre.

Në anën tjetër, lista tjetër shqiptare “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar “ ka ngelur pa mandat ngase ka grumbulluar vetëm 3.235 vota apo 0,08 %.

Sa i përket rezultateve në nivel shteti nga 6.500.666 qytetarë në regjistrin votues, në zgjedhje kanë marrë pjesë 3.820.746 ose 58,77%.

Renditja e listave zgjedhore dhe numri i mandateve në parlament:

  1. Aleksandar Vuçiq- “Serbia s’guxon të ndalet “1.783.701 (46.75%)- 129 mandate
  2. “Serbia kundër dhunës” Marinka Tepiq, Miki Aleksiq… 902.450 (23.66%)-65 mandate
  3. SPS-“ Ivica Daçiq kryeministër” 249.916 (6.55%)- 18 mandate
  4. Koalicioni “Shpresa “-Millosh Jovanoviq 191.431 (5.02%)- 13 mandate
  5. “ Ne-zëri i popullit “, Branimir Nestoroviq -178.830 (4.69%)- 13 mandate
  6. Lista e hungarezëve të Vojvodinës -64.747 (1.7%)- 6 mandate
  7. “Të bashkuar rreth drejtësisë”-Usama Zukorliq-29.067 (0,76)-2 mandate
  8. SDA Sanxhak- Sulejman Ugljanin-21.827 (0.57%)-2 mandate
  9. Beteja politika e shqiptarëve vazhdon-Shaip Kamberi)- 13.501 (0,35 %)- 1 mandat
  10. Partia ruse-11.369 (0.3%)-1 mandat

LIstat tjera nuk kanë siguruar mandate në parlament ngase nuk e kanë kaluar pragun e nevojshëm.

Parlamenti i Serbisë ka 250 deputetë.

 

 

COMMENTS