HomeSport

Shokuese: Grushtohet në Preshevë futbollisti i KF Tërnoci

Pas ndeshjes së sotme futbollistike midis KF Lugina dhe KF Tërnoci të kategorisë U 13 të zhvilluar në Preshevë ka ndodhur një incident. Burimet

Mustafa: Suspendimi i policëve ka për qëllim mbjelljen e frikës tek shqiptarët
KKSH dhe “Mjekët e Luginës” për hapjen e spitalit
Mustafi i i degës së PVD-së shpërndan një fotografi nga një faqe interneti: „Shoqëria civile mbështet Planin 7 pikësh“

Pas ndeshjes së sotme futbollistike midis KF Lugina dhe KF Tërnoci të kategorisë U 13 të zhvilluar në Preshevë ka ndodhur një incident.

Burimet e FOLonline nga vendi i ngjarjes kanë njoftuar se me të përfunduar ndeshja, derisa lojtarët e KF Tërnoci po dilnin nga stadiumi, është goditur njëri prej futbollistëve të tyre, edhe ate me tre-katër grushta në kokë.

Ky burim nuk ka arritur ta identifikojë sulmuesin nëse ishte pjesë e KF Lugina apo bashkëmoshatarë i futbollistëve që tërë kohën shoqërohej me ta.

Lojatërt tjerë të KF Tërnoci kanë mbetur të shokuar me këtë ngjarje kur kihet parasysh se bëhet fjalë për një terren i cili i takon të njejtës etni.

Ndryshe, KF Tërnoci gjatë ndeshjes mposhti KF Luginën me rezultat 2:0.

 

COMMENTS